Haradinaj mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale: Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftëtarëve

Haradinaj mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale: Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftëtarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbështetur protestën e thirrur nga OVL-UÇK, që do të mbahet me 7 gusht për padrejtësitë në Hagë, shkruan Periskopi.

“Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit.

Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, shkroi mes tjerash Haradinaj.

 

Postimi i plotë:

Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta.
Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit.
Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë.

Shpërndaje në: