Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Hoxha: Sakrifica e tij na obligon ta ruajmë lirinë

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Hoxha: Sakrifica e tij na obligon ta ruajmë lirinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në rivarrimin e dëshmorit Jeton Hoxha.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ky dëshmor nga sot do të prehet pranë bashkëluftëtarëve të idealit, në Shqiponjë të Dushkajës, trevë e shumë luftëtarëve të zotë që i dhanë kahje luftës kundër armikut.

“Shqiptarët ndër shekuj luftuan për liri në trojet e tyre. Shumë vuajtje e shumë sakrifica kaluam si popull; shumë shqiptarë ndër breza u flijuan për liri e shtet, ëndërr e cila u kurorëzua nga lufta çlirimtare e UÇK-së. Sakrifica e Jetonit dhe e shumë dëshmorëve të tjerë na obligon që të forcojmë shtetin tonë dhe të ruajmë me nder lirinë për të cilën u derdh gjak. Përgjithmonë krenar me heronjtë tanë dhe me rrugëtimin tonë drejt lirisë!”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: