Haradinaj nderon Rita Orën

Haradinaj nderon Rita Orën

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është nderuar me Hyjeshën në Fron, si shenjë falënderimi për punën si ambasadore e Kosovës nëpër botë.

Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran ia ka dhuruar kryeministri Ramush Haradinaj që gjendet në Britani të Madhe për Samitin e Londrës.

“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

“Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua”.

Shpërndaje në: