Haradinaj ngushëllon familjen e Mic Sokol Muçajt
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur Mic Sokol Muçaj.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Mic Sokol Muçaj ka qenë i burgosur politik, mësues e luftëtar i UÇK-së.
“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Mic Sokol Muçaj. I burgosur politik, mësues e luftëtar i UÇK-së, baci Sokol ishte vënë në shërbim të kauzës për liri, pa kompromis. Pas çlirimit, ai ruajti dhe mbrojti vlerat e luftës së UÇK-së, duke kultivuar atdhetarizmin dhe patriotizmin shqiptar për brezat që vijnë.Ngushëllime të thella për familjen, bashkëveprimtarët dhe secilin që pati rastin ta njohin. I përhershëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:



