Haradinaj për dëmet nga përmbytjet në Kosovë: Të ndahen pa vonesë fondet emergjente

Haradinaj për dëmet nga përmbytjet në Kosovë: Të ndahen pa vonesë fondet emergjente

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që institucionet të merren në mënyrë urgjente me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa komuna në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar të ndahet pa vonesa një fondë emergjent, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se duhet të ndahen pa vonesë fonde emergjente.

“Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Kosovën. Shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë. Kjo gjendje nuk pret.Duhet veprim i menjëhershëm. Duhet vlerësim urgjent i dëmeve dhe mbështetje direkte për familjet e prekura. Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë. Buxheti i 2026 duhet të përshtatet dhe të reflektoj qartësisht këtë fatkeqësi. Dora e shtetit duhet të ndjehet menjëherë dhe përgjatë gjjthë vitit 2026”, ka shkruar ai.

Sipas tij, institucionet të rrisin gatishmërinë dhe të jenë në terren. Solidaritet dhe përgjegjësi që tani, sepse nesër është vonë.

Ai ka kërkuar përkraje  të plotë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe shtabet emergjente që janë pranë qytetarëve./Periskopi/

Shpërndaje në: