Haradinaj për Qeverinë në detyrë: Pushteti po i dalldisë deri në çmenduri

Haradinaj për Qeverinë në detyrë: Pushteti po i dalldisë deri në çmenduri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dërguar një mesazh duke theksuar se “ditët e mira do të agojnë”, raporton Periskopi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke e akuzuar se ka keqpërdorur lirinë e fjalës dhe se është “dalldisur deri në çmenduri” në kërkim të pushtetit.

Sipas tij, propaganda dhe ofendimet nuk do ta zbrapsin opozitën.

Postimi i plotë:

Ditët e mira do të agojnë.
Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët.

Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur.

Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës.

Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë.

Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri.

Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi.

Do të bëhemi krah njëri tjetrit.
Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë.
Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim.

Shpërndaje në: