Haradinaj për vdekjen e Zijadin Gashit: Humbje e rëndë për gazetarinë e Kosovës
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së gazetarit Zijadin Gashi.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
“Thëllësisht i prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit Zijadin Gashi. Shkuarja e tij në amshim është humbje e rëndë për gazetarinë e Kosovës dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në këto çaste të dhimbshme.”



