Haradinaj reagon për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashkëluftëtarit Faruk Isufit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë, më saktësisht në fshatin Bokshiq, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Viktima që mbeti i vdekur nga të shtënat është Faruk Isufi.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë vdekjen e Isufi, e ka marrë si lajm të hidhur.
Haradinaj ka njoftuar edhe se viktima, kishte qenë ‘’aktivist i hershëm’’ i AAK’së, dhe se, është i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri, ai u nda nga jeta në rrethana të trishta.
Postimi i plotë:
I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.
Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë.
Faruku u prehtë në paqe.
Ngjarje e rëndë në Klinë: Vëllai qëllon vëllanë me armë, viktima ndërron jetë
Spitali i Pejës për vrasjen në Klinë: Viktima erdhi pa shenja jete



