Haradinaj: Sakrifica e Afrim Bunjakut është nder i përhershëm për Kosovën

Haradinaj: Sakrifica e Afrim Bunjakut është nder i përhershëm për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar në dy vjetorin e sulmit  terrorist në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur respektin dhe sakrificën e “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjakut, raporton Periskopi.

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka Haradinaj.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: