Haradinaj-Vetëvendosjes: Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita

Haradinaj-Vetëvendosjes: Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj Vetëvendosjes duke thënë se e “kanë bërë leckë ligjin dhe Kushtetutën”, shkruan Periskopi

“Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.

Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës””, shkroi ai mes tjerash.
 

Postimi i plotë:

Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.
Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës”.
Por ku ka interes më madhor për Republikën e Kosovës sesa respektimi i ligjit dhe i Kushtetutës nga vetë “bartësit” e institucioneve?
Ku ka interes më madhor për Kosovën sesa mirëmbajtja, forcimi dhe avancimi i raporteve me SHBA-në, BE-në, aleatët tanë strategjikë?
Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita.

Shpërndaje në: