Hargreaves takon Kurtin, i kërkon “përkushtim të vazhdueshëm” në dialogun Kosovë – Serbi

Hargreaves takon Kurtin, i kërkon “përkushtim të vazhdueshëm” në dialogun Kosovë – Serbi

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka uruar Albin Kurtin pas zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës pas seancës konstutitive.

Hargreaves tha se MB qëndron e gatshme të ndihmojë Kosovën të avancojë dhe i kërkoi “përkushtim të vazhdueshëm” në dialogun Kosovë – Serbi.

Postimi i plotë:

I shpreh urimet e mia të ngrohta Qeverisë së re të Kosovës. Pres me padurim të punoj ngushtë me Kryeministrin Albin Kurti dhe ekipin e tij të ri të ministrave në muajt në vijim.

Një Kuvend dhe një Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e saj. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë Kosovën ndërsa ajo përparon reformat, forcon institucionet demokratike dhe punon në interes të të gjitha komuniteteve.

Ne gjithashtu presim me padurim angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për të nxitur stabilitetin, prosperitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Ky është një moment mundësie dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i besueshëm ndërsa Kosova punon për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme.

Shpërndaje në: