Harmonia fetare, dasmat dhe portretet e Shqipërisë së vitit 1929 (Foto)

Harmonia fetare, dasmat dhe portretet e Shqipërisë së vitit 1929 (Foto)

Një koleksion me foto të rralla nga Hugo Bernacik tregon se si ishin dasmat dhe festat në Shqipërinë e vitit 1929. Udhëpërshkruesi austriak udhëtoi në Shqipëri në periudha të ndryshme duke sjellë disa imazhe fantastike të asaj kohe. Ato tregojnë harmoninë fetare në vend, pasi dasmat e festat fetare festohen bashkë. Po ashtu fotot e tij tregojnë se si ishte jeta e disa minoriteteve në Shqipëri.

Bernacik udhëtoi në Shkodër, Kurbin, Krujë, Tiranë, Durrës, Berat e Korçë. Në vitin 1930 ai publikoi në Vjenë librin “Shqipëria: vendi i shqiptarëve”. Fotot e këtij koleksioni janë publikuar nga albanologu Robert Elsie. Ai përgatiti edhe një libër për pelikanët e mëdhenj të Myzeqesë./Mapo/

Shpërndaje në: