Harrojeni Encën, arabët tashmë kanë kaluar tek një tjetër këngëtare shqiptare

Harrojeni Encën, arabët tashmë kanë kaluar tek një tjetër këngëtare shqiptare

Kur Enca publikoi këngën e saj aq shumë të përfolur, “Dreq” ajo që na bëri përshtypje ishte fakti se këngëtarja nisi të mbledhë fansa nga të katër anët e globit… përfshirë këtu edhe Lindjen e Mesme.

Madje, verën e kaluar Enca arriti të suprizojë njërin prej tyre duke e takuar në Dubai, takim të cilin e pamë të dokumentuar në rrjetet sociale të këngëtares.

Epo, erdhi koha që fansat arabë të kalojnë tek një tjetër këngëtare shqiptare. Dhe ku do të pyesni ju… tek Vesa Luma!

Vesa ka shpërndarë një foto në Instargram ku shfaqen ndjekësit e saj në rrjetin social Twitter dhe janë të gjithë me emra arabë.

“Enca, ça ka ndodhur?”, – shkruan Vesa. “M’u ka mbush Twitteri me miqtë e tu!”.

Një shaka kjo që me siguri e ka bërë për të qeshur edhe vet Encën.

Ne shpresojmë që Vesa të arrijë t’i mbajë të gjithë fansat që i kanë ardhur në Twitter, se nuk është gjë e lehtë

Shpërndaje në: