Harrojeni Kloppin, tifozët e Liverpool befasohen nga festimi i Xherdan Shaqirit (VIDEO)
Me Jurgen Klopp që filloi të vraponte në fushë pas golit të minutës së fundit nga Divock Origi, është e kuptueshme që ju e keni humbur festimin e Xherdan Shaqirit.
Zviceriani u zëvëndësua në minutën e 70-të në fitoren minimale të Liverpool ndaj rivalit Everton, por festimi i tij nuk i ka ikur tifozëve të ekipit të ‘Të Kuqëve’, transmeton Periskopi.
Kur Origi shënoi golin e tij të çuditshëm, Shaqiri u çua nga stoli, e ngriti pallton e tij në ajër dhe e hodhi në karrigen para tij.
Shaqiri is just the right amount of crazy. #LFC pic.twitter.com/2i1R7jqG4E
— Nic Mason (@MrNickMason) December 2, 2018
Një nga tifozët e Liverpool ka shkruar: ”Shaqiri është vet fjala çmenduri”.
Ndërsa një tjetër përkrahës i Liverpooolit e krahasoi Shaqirin me një superhero imagjinar./Periskopi
Shaqiri with his best Hulk smash celebration pic.twitter.com/Awq6suldet
— Jonathan (@JCLFC_) December 2, 2018



