Harroni buzëkuqët, ky është trendi i ri
Buzëkuqët dhe ngjyrat e ndezura që bien në sy si duket nuk e kanë rëndësinë e njejtë, këtë verë, po rikthehet një trend që e kishim harruar kohë më parë.
Shkëlqyesit e buzëve po kthehen përsëri, ngjyrat e hapura dhe të lehta për një pamje natyrale dhe të thjeshtë duhet të jenë në çantën e secilës prej jush.
Shkëlqyesi juaj mund të kombinohet në dy mënyra:
Sytë më të rënduar, me ngjyra më të mbyllura, në kombinim me shkëlqyesin tuaj, do t’ju japin një pamje elegante dhe glamuroze.

Një grim i lehtë me nuanca të lëkurës në kombinim me shkëlqyesin tuaj do t’ju japin një pamje të thjeshtë dhe natyrale.

Më e rëndësishmja është se shkëlqyesin mund ta kombinoni në cdo formë me secilën dukje dhe ngjyrë.




