Harry Kane i ‘afrohet’ kalimit te klubi i madh evropian

Harry Kane i ‘afrohet’ kalimit te klubi i madh evropian

Raportohet se gjërat po shkojnë drejt finalizimit për Harry Kane që të realizojë një transferim të madh larg Bayern Munichut.

Kane, 32 vjeç, është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror, pasi ka shënuar 114 gola në 120 paraqitje që nga momenti kur iu bashkua gjigantit të Bundesligës, Bayern, në vitin 2023.

Deri më tani, në sezonin 25/26, kapiteni i Anglisë ka regjistruar 29 gola dhe tre asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Pavarësisht formës së shkëlqyer me Bayernin, Kane është lidhur me një largim nga Bavaria muajt e fundit.

Në shtator, mediumi spanjoll “Fichajes” raportoi se Kane e kishte informuar Barcelonën për synimin e tij për t’u larguar nga Bayern në verën e vitit 2026.

Besohet se anglezi e sheh La Ligën si sfidën që i nevojitet në karrierë, teksa Barcelona e konsideron atë si zëvendësimin ideal të Robert Lewandowskit, e ardhmja e të cilit mbetet e paqartë.

Një raportim i fundit nga “Fichajes” pretendon se skuadra e MLS-së, Inter Miami, po planifikon një lëvizje ambicioze për të transferuar Lewandowskin.

Raportimi thekson: “Kontrata e sulmuesit polak përfundon në verën e vitit 2026 dhe synimi i tij do të ishte të firmoste si lojtar i lirë. Inter Miami tashmë ka nisur lëvizjet paraprake, i vetëdijshëm se të qenit proaktiv mund të bëjë diferencën ndaj interesimit të klubeve të tjera”.

Duke folur muajin e kaluar, një kandidat për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Barcelonës, Xavier Vilajoana, shprehu dëshirën e tij për të nënshkruar me Kane.

Ai tha: “Ne kemi lojtarë jashtëzakonisht të talentuar në La Masia, por sigurisht, nëse nuk kemi lojtarët e duhur, do të shikojmë diku tjetër.

“Unë gjithmonë do të kërkoj një lojtar që e kupton ADN-në e Barçës, jo thjesht një emër. Është e rrezikshme të kërkosh vetëm një emër, por dikë që përshtatet me stilin dhe kulturën tonë. Nëse nuk kemi një Harry Kane brenda [klubit], do ta marrim atë. Pse jo?”, tha ai.

Duke folur në tetor, Kane zbuloi se mund ta shohë veten duke qëndruar te Bayern.

Ai tha: “Sa i përket qëndrimit më gjatë [te Bayern], patjetër që mund ta imagjinoj. Kam folur hapur disa javë më parë se ende nuk i kam zhvilluar ato biseda me Bayernin, por nëse do të lindnin, do të isha i gatshëm të flisja dhe të kisha një bisedë të sinqertë”.

“Natyrisht varet nga mënyra se si do të ecë viti i ardhshëm apo më shumë dhe çfarë do të arrijmë së bashku. Për momentin, do të thosha se jemi në një moment fantastik dhe nuk po mendoj për asgjë tjetër. Duke u kthyer te pika ime e parë, me Bayernin tani jam plotësisht i përkushtuar te Bayern”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: