Harry Kane mund ta kalojë Therry Henryn dhe ta thyej këtë rekord të Alan Shearer

Harry Kane mund ta kalojë Therry Henryn dhe ta thyej këtë rekord të Alan Shearer

Harry Kane iu është bashkangjitur disa lojtarve që kanë së paku 30 gola në një vit kalendarik. 

Por, lojtari më i mirë anglez, i ka edhe 8 ndeshje për të luajtur në vitin 2017 që ta kapë Alan Shearer me 37 gola në vendin e parë, tranmseton Periskopi.

Tottenham do të përballet me këto skuadra deri në fund të këtij viti: Leicester, Watford, Stoke, Brighton, Manchester City, Burnley, Southampton dhe West Ham.

Alan Sheareri i Blackburnit shënoi 30 gola në 41 ndeshje, në vitin 1994.

Holandezi, Ruud Van Nistelrooy, po ashtu shënoi 30 gola në një vit kalendarik por ai luajti vetem 34 ndeshje, në vitin 2003.

Lojtari i Newcastle, Les Ferdinand, në vitin 1995, atij iu deshën 37 ndeshje për të shënuar 30 gola.

Tash në garë është edhe Harry Kane, që shënoi 30 gola në vitin 2017, por ai ka edhe 8 lojë që të dal në vend të parë që është Alan Shearer me 37 gola të shënuar.

Para anglezit është edhe Thierry Henry me 34 gola në 39 lojë në vitin 2004.

 

Robin Van Persie e ka mesatarën më të mirë nga të gjithë këta. Holandezi i shënoi 35 gola në 36 ndeshja, pra 0.97 gola për ndeshje.

Në vendin e parë është Alan Shearer, që i shënoi 37 gola në vitin historik të Blackburn Rovers(1995), kur Rovers u shpall kampion i Premier Ligës angleze. /Periskopi

 

Shpërndaje në: