Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pjesë e procesit të pavarësisë

Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pjesë e procesit të pavarësisë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se politikanët që kanë ardhur në pushtet vitet e fundit e kanë kompleks faktin se nuk kanë qenë pjesë e procesit të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se aktualisht zgjedhje e presidentit është pjesë kyç e kalkulimeve të partive politike.

“Politikanët që kanë ardhur në pushtet këto vite kompleksin më të madh e kanë që nuk kanë qenë pjesë e proceseve të 17 shkurtit 2008 dhe proceseve të mëhershme. Po mundohen ta krahasojmë, por nuk krahasohen Pavarësia e Kosovës dhe vendimi i GJND-së me kurrgjë”, ka thënë ai në Koha.

Hasani: Osmani ishte aleate e Kurtit deri në momentin kur i shkoi për vizitë Ramës në Tiranë

 

Shpërndaje në: