Hasani pyet: Çka është more kjo heshtje morti në PDK?
Ai ka pyetur se ku mbeten deputetët, ministrat dhe tërë “armata” e PDK-së që rrahshin gjoks se kanë me dalë fitues në Drenas?
“Ju arsyetoj që po heshtni sepse është e rëndë që të humbisni në bastion tuajin. Është e rëndë të thyheni aty ku keni dalë gjithnjë fitues me 90 për qind. Ju po heshtni sot, sepse e dini që shkuarja në balotazh është humbje për ju. Edhe përkundër premtimeve milionëshe qytetari i Drenasit dje ju tregoi se më nuk mashtrohet dhe se duan të qeverisen nga njerëz të ndershëm”, ka shkruar Hasani.
Hasani ka thënë se tani po fillon një fazë e re për NISMA’në dhe tërë Kosovën.
“ Derisa ju po thyheni ne po rritemi. Drenasi është paralajmërim se ndryshimet po vijnë në gjithë Kosovën. Mos e keni shqetësim Drenasin, mos e vajtoni, mbahuni sepse kështu si Drenasi do të ju rrëshqas nga duart e gjithë Kosova. Nga dje në këtë vend, po fryn një erë ndryshimi”, ka shtuar Hasani.



