Hasani: S’ka Gjykatë Kushtetuese që e lejon që paradite të marrësh vendime në qeveri, pasdite të shkosh në parlament
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që të lejon që paradite të marrësh vendime në Qeveri, e pasdite të shkosh në kuvend si deputet, duke iu referuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Jam i sigurt që historia politike dhe kushtetuese do ta rekordojë, një njeri ka uzurupuar pushtetin dhe është deputet. Paradite shkon voton ligj aty. Qeveri në detyrë është ajo që ka shkëputur çdo legjitimitet politik me parlamentin, shumë e thjeshtë është mund të pyesësh edhe në ‘chatgpt’. Ky po sillet si me qenë qeveri në dorëheqje, edhe ashtu ska të drejtë”, u shpreh Hasani.
Ai e ka quajtur Kurtin edhe si uzurpator.
“Nga Qeveria voton ligje, pasdite shkon parlament dhe voton. Ky është uzurpim. Cila Kushtetutë e lejon këtë? Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që e lejon një gjë të tillë”, deklaroi Hasani.
Ai tutje tha se me ligj “ekziston qeveri që i ka përfunduar mandati por ata nuk mbajnë edhe postin e deputetit”.



