Hashim Thaçi motivon futbollistët e Kosovës: Unë jam larg, por me zemër jam me ju

Hashim Thaçi motivon futbollistët e Kosovës: Unë jam larg, por me zemër jam me ju

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pak para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Maltës.

Thaçi gjendet në Armeni, pasi po merr pjesë në samitin e frankfonisë por nuk ka harruar të jap një mesazh për lojtarët dhe tifozët e Kosovës për ndeshjen e sontme, transmeton Periskopi.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruajtur: ”Edhe pse gjendem në Armeni, me zemër jam në stadiumin “Fadil Vokrri”, në mbështetje të futbollistëve dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm. Sonte e presim fitoren e radhës së përfaqësueses sonë ndaj Maltës. Forca Kosova! HTH    /Periskopi/

Shpërndaje në: