Haxhi Avdyli nuk e mohon se mund të bëhet ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti 2
Pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe caktimi të seancën konstituive të Kuvendit që do të mbahet me 22 mars, kanë filluar të përmenden emra që mund të drejtojnë ministritë në qeverinë e ardhshme.
Një nga emrat e mundshëm që mund të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë është Haxhi Avdyli, i cili i përket Listës Vjosa.
Periskopi ka kontaktuar me Avdylin për të marrë informacione për këtë çështje, por ai vetëm tha se ‘nuk kam koment’, duke mos e mohuar.
“Nuk kam koment, nuk i komentoj”, tha ai.
Pasi nuk pati koment, si duket Avdyli ka mbetur i habitur se mund të bëhet ministër i një dikasteri kaq më rëndësi tash në kohë të pandemisë Covid-19.
Avdyli po ashtu nuk u përgjigj në pyetjen se sa ministri do t’i ketë Lista Vjosa në Qeverinë Kurti.
Emër tjetër që po përmendet si ministër i mundshëm i Shëndetësisë, është i Arben Vitisë së Vetëvendosjes, i cili ka udhëhequr njëherë me këtë sektor.
Ndryshe, deri më tani emrat e ministrave në Qeverinë e ardhshme e cila pritet të formohet nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ende nuk janë të ditur për publikun./Periskopi/



