Haxhi Krasniqi e mposht rusin Kashtanov me anë të pikëve dhe shpallet kampion evrope (Foto)

Haxhi Krasniqi e mposht rusin Kashtanov me anë të pikëve  dhe shpallet kampion evrope (Foto)

Haxhi Krasniqi dhe Stanislav Kashtanov zhvilluan një luftë të madhe ku pas 12 rundeve asnjëri nga boksierët nuk ra në tokë dhe fituesi u përcaktua me anë të pikëve

Boksieri nga Juniki zhvilloi një luftë të madhe me Stansialv Kashtanov dhe në fund triumfoi pasi gjyqtarët vendosën në të mirë të boksierit shqiptar, shkruan Periskopi.

Meçi u zhvillua në Bad Toelz të Gjermanisë dhe Krasniqi kishte përkrahje nga tribunat pasi shumë shqiptarë ishin aty për ta përcjell nga afër këtë përballje.

Kështu Krasniqi fitoi titullin evropian të EBU për katergorinë super të mesme dhe rikthehet në grupin e ngushtë të pretendentëve për titull bote. /Periskopi/

Shpërndaje në: