Haxhi Krasniqi kryen matjet zyrtare para meçit me boksierin rus (Video)
Haxhi Krasniqi do të takohet me Stanislav Kashtanov të shtunën më 2 qershor derisa sot janë kryer matjet zyrtare para meçit që është i vlefshëm për titullin evropian në kategorinë super të mesme
Më 2 qershor në ‘WeeArena’ në Bad Toelz të Gjermanisë boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi do të luftojë kundër Stanislav Kashtanov, shkruan Periskopi.
Ky meç do të zhvillohet në kategorinë deri në 76,2 kg, ndërsa në videon e mëposhtme mund të shihni pamje nga ceremonia e matjes së dy boksierëve. /Periskopi/



