Haxhiu ‘godet’ Thaçin, ka një thirrje edhe për koalicionin PAN
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka thënë se koalicioni PAN nuk i ka numrat, prandaj edhe nuk po e thërret seancën konstituive.
Haxhiu gjithashtu ka thënë se presidenti Thaçi po bëhet pjesë e pazareve të koalicionit PAN, transmeton Periskopi.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut:
S’ka asnjë arsye tjeter (përveç numrave ) që ende nuk thirret seanca konstituive!
Se Thaçi është në shërbim të plotë të pazareve të koalicionit PAN, e dëshmon edhe mosveprimi për thirrjen e seances konstituive! Sikur deputeti Haradinaj t’i kishte numrat për krijimin e Qeverisë, seanca do të thirrej menjëherë.
P.S Numrat nuk i kanë as për zgjedhjen e Kadri Veselit, Kryetar Kuvendi andaj është mirë ta ndryshojnë propozimin dhe të lëshojnë rrugë për krijimin e Qeverisë :):)



