Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve dhe të ketë zgjidhje për Presidentin

Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve dhe të ketë zgjidhje për Presidentin

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se pret që gjatë kësaj jave të zhvillohen takime mes liderëve politikë dhe të gjendet zgjidhje për çështjen e Presidentit.

Sipas saj, takimet mes liderëve do të mund të zhvilloheshin edhe para se Gjykata Kushtetuese të dilte me Aktgjykim, duke shtuar se masa e përkohshme ishte veç për Kuvendin.

Haxhiu ripërsëriti deklaratën e saj se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Unë pres, bazu edhe në atë që Kryeministri Kurti ka thënë, që do të ketë ftesa për takime…Gjykata nuk i ka ndaluar takimet mes liderëve politikë…Tash meqë kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, unë pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve dhe të ketë zgjidhje, jo veç takime, por vullnet e konstruktivitet për ta tejkaluar këtë situatë”, ka deklaruar Haxhiu.

E para e Kuvendit tha se është shumë e rëndësishme që së paku të ketë përpjekje që të gjendet zgjidhje.

“Është tepër e rëndësishme që të paktën të përpiqemi ta gjejmë zgjidhjen për çështjeen e presidentit. Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ajo çfarë qytetarët kanë nevojë është që Kuvendi ta zgjedhë presidentin, që partitë gjatë kësaj kohe të kenë takime konstruktive që dëshmojnë vullnet. Nuk domethënë që veç të shkosh në takim”, deklaroi Haxhiu në RTK.

Shpërndaje në: