Hazard: Dua të fitojë trofe, krenarë që krahasohem me Messin e Ronaldon
Eden Hazard ndjehet krenar që krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, por ylli i Chelseat nuk po vendos ndonjë objektiv specifik për veten pas fillimit të tij të shkëlqyeshëm në sezonin.
Belgu ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e para me ‘Blutë’, derisa sezonin e kaluar kishte shënuar vetëm 12 sosh.
”Unë nuk kam objektiva për të shënuar gola për të qenë i drejtë – objektivi im i vetëm është të fitoj diçka çdo vit. Unë dua të fitoj trofe”.
”Nuk ka rëndësi se sa gola shënoj. Ju më njihni, nuk më intereson. Unë vetëm dua të shijoj futbollin tim dhe të fitoj ndeshje”.
”Për momentin unë jam duke shënuar gola, prandaj të gjithë po flasin për mua që jam në tre lojtarët më të mirë. Është kënaqësi të jem atje. Unë vetëm dua të vazhdoj. Jam i njëjti lojtar si dy vite më parë, tre vite më parë. Jam tani në një periudhë që shënoj shumë gola, dhe shpresoj se vazhdoj të shënoj”.
”Krahasimi me Ronaldon dhe Messin? Më bën të ndjehem krenarë”, u shpreh Hazard./Periskopi/



