Hazard: E dua Anfieldin!

Hazard: E dua Anfieldin!

Eden Hazard ka thënë se atij i pëlqen të luajë në Anfield pasi shënoi gol të bukur në ndeshjen e Kupës Carabao ndaj Liverpool.

Belgu shënoi një gol solo të jashtëzakonshëm në minutën e 85-të për t’i dhënë ‘Bluve’ një fitore 2 me 1 pasi ata kishin përmbysur epërsinë prej 1 me 0 të Liverpool, përcjell Periskopi.

Hazard ka shënuar gjithsej shtatë gola ndaj ‘Të Kuqëve’ në karrierën e tij, katër prej të cilave kanë ardhur në Anfield, dhe gjithashtu shënoi tre ditë pas ndeshjes së kupës kur ekipet u takuan në Premier Ligë në Stamford Bridge.

Duke folur për botimin belg HLN, Hazard tha: “Unë e dua Anfield. Stadiumi, fusha, atmosfera. Më pëlqen të luaj atje”.

”Unë kam shënuar disa gola në Anfield, gjithmonë kundër Simon Mignolet – i kërkoh falje! Por ajo në Carabao ishte më e vlefshme. Një nga golat më të bukur ndonjëherë për mua. Kishte gjithçka. Dhe ishte gjithashtu kundër një klubi të madh. Kjo i jep asaj ekspozim shtesë”.

”Kur hyra në fillim, në prekjen e parë unë humba topin dhe thashë me vete ‘kjo do të shkojë keq’ por më pas e gjeta veten duke dribluar dhe shënuar”, potencoi ai. /Periskopi

Shpërndaje në: