”Hazard është në të njëjtin nivel me Ronaldon e Messin”
Ish-mbrojtësi i Chelseat, John Terry insiston se Eden Hazard ka ende nevojë për t’u përmirësuar por e meriton krahasimin me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin.
Mesfushori belg fitoi ‘Topin e Arxhendtë’ në Kampionatin Botëror, duke u rradhitur si lojtari i dytë më i mirë në Rusi. Dhe tani nën drejtimin e Maurizio Sarri, Eden Hazard për momentin është golashënuesi më i mirë në Premier League me 5 gola dhe 2 asiste.
”Disa njerëz thonë që Eden nuk e ka finishin e Ronaldos ose Messit”.
”Por më besoni se ai është në të njëjtën kategori me ata. Kam luajtur me të pesë vite dhe e di çfarë kualitete ka. Ai do përmirësohet edhe më shumë sepse është një top, top lojtarë”, u shpreh Terry./Periskopi/



