”Hazard është një nga lojtarët më të mirë në botë” – e thotë legjenda
Ish-legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola ka lavdëruar Eden Hazard duke e krahasuar me top-lojtarët evropian.
Kjo lëvdatë vije pasi belgu pati një përformancë të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Liverpool , ku me një solo-gol i siguroi skuadrës së Bluve kalimin në raundin tjetër të Carabao Cup.
”Do të doja të shtoja diçka”, filloi Zola. ”Edeni është një nga lojtarët më të mirë në Evropë dhe në botë, me siguri. Ajo që ka bërë sot, është provë e kësaj që po them”.
”Ai po përmirësohet gjithnjë e më mirë. Ai po bën gjërat e duhura në momentin e duhur dhe në një mënyrë të mrekullueshme”, deklaroi ai./Periskopi/



