Hazard flet për largimin nga Chelsea

Hazard flet për largimin nga Chelsea

Eden Hazard ka thënë se është i lumtur në Chelsea, por thotë se do të largohet nga skuadra kur dëshiron ai.

Belgu Eden Hazard ende nuk ka vendosur për kontratën e re me Chelsean, e cila skadon në verë të vitit 2020.

Hazard shprehet se kur dëshiron të ndryshojë skuadër, atëherë do ta bëj, por thotë se për momentin është i lumtur në Chelsea.

“Ky është futboll dhe gjithçka është e mundshme. Kur dua të ndryshojë skuadër, do ta bëj, por për momentin jam i lumtur ku jam”, tha fillimisht Hazard për Telefoot.

“Kam kontratë, tifozët më duan, familja ime është e lumtur këtu… do ta shohim”, u shpreh në fund belgu.

 

Shpërndaje në: