Hazard i sjell fitoren Chelseat (VIDEO)
Chelsea ka marrë një fitore të vështirë si mysafir i Watford, me rezultat 1 me 2.
Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Eden Hazard, që shënoi dy gola.
Belgu realizoi në fundin e pjesës së parë, por Pereyra barazou shpejt rezultatin.
Në minutën e 58-të, Hazard fitoi një penallti dhe realizoi golin e fitores për ‘Blutë’.
Ekipi i Sarri ngjitet në vendin e katërt me 40 pikë, teksa Watford në vendin e 9 me 27 pikë./Periskopi



