Hazard sqaron të ardhmen: Dua Spanjën, por vështirë të largohem nga Chelsea
Anësori i Chelseat, Eden Hazard më në fund ka folur për të ardhmen e tij, e cila ishte në pikpytje deri në fundin e merkatos së verës.
Belgu ka qenë i lidhur me kalimin tek Real Madrid, ndërsa kohëve të fundit edhe Barcelona po monitoron situatën e tij.
“Po ju them të vërtetën, pas kampionatit botëror isha i interesuar që të largohem, pasi që ëndrra ime është që një ditë të luaj në Spanjë”.
“Bisedova me klubin dhe trajnerin dhe u thash se do të qëndroja, dhe tani që mendoj, ishte vendimi i duhur dhe jam shumë i lumtur. Kam dy vite të mbetura në kontratën aktuale dhe mund ta nënshkruajë një zgjatje të kontratës, nuk jam ende i sigurt”, potencoi Hazard./Periskopi/



