Haziri: Arbër Ismajli po vjen, besë dhe shpresë për Gjilanin
Kandidati i LDK-së për të parin e Gjilanit, Arbër Ismajli, gjatë ditës së sotme mbajti takim me 3 nëndegët e kësaj partie në këtë qytet.
Aty morën pjesë edhe ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri ka falënderuar pjesëmarrësit derisa tha se Ismajli është “besë e shpresë për Gjilanin”.
Postimi i plotë:
Me unitet te plotë, LDK e Gjilanit po punon me logjikën që të respektohet maksimalisht veprimtari, por duke i hapur derën të rinjve.
Po punojmë kujdesshëm mbi parimin që gratë vendosin e burrat implementojnë, ku të rinjtë e të rejat kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë.
Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe besimit ndaj Arbërit, Nerifes dhe listës kandiduese të LDK-së, për t’ia kthyer dinjitetin banorëve të Dobërçanit, Bukovikut e tërë Gjilanit.
Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!



