Haziri i kërkon llogari Kurtit: Na njofto në Kuvend për marrëveshjen e fundit me ndërmjetësuesin e BE`së
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës tha se kryeministri Kurti duhet të njoftojë deputetët për marrëveshjen me ndërmjetësuesin e BE-së.
Haziri tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës bartin të drejtën për të kërkuar sqarime rreth marrëveshjeve të arritur nga kryeministri i vendit.
“Kryeministri i Republikës duhet me ardhë dhe me na njoftu për marrëveshjen me Petersen ndërmjetësin e BE-së, lidhur me qëllimin e kësaj marrëveshje, implementimin e kësaj marrëveshje lidhur me arsimin dhe shëndetësinë për komunitetin serb. Me çka ka të bëjë? Cila është baza? Dhe shpjegime të domosdoshme sepse ka mjegull dhe paqartësi tek qytetarët e Republikës, shqetësim duhet të jetë i Kuvendit të Republikës, ne bartim këtë të drejtë. Deputetët duhet të njoftohen me detajet e kësaj marrëveshje”, tha Haziri.



