Haziri shpreh keqardhje për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
Pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, keqardhje për këtë rast shprehu edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një komunikate për media.
Haziri uron që akte të tilla të mos ndodhin më kurrë në qyetitin, siç e quan ai, qytet i demokracisë e i sigurisë, transmeton Indeksonline.
“Shpreh keqardhjen time më të thellë për vrasjen e dyfishtë, e cila sot tronditi Gjilanin. Dhashtë Zoti që akte të tilla të mos përsëriten më kurrë në qytetin e demokracisë, sigurisë, e kulturës qytetare. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku”, ka thënë i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri./Indeksonline/



