“Heke postimin prej fb”: Ia premtuan 15 mije euro për shërimin e djalin, donatori del të jetë mashtrues – kërcënon prindin
Një person me një numër telefoni nga Kroacia ka mashtruar prindin e një fëmije që po kërkonte ndihmë për djalin e tij që po vuan nga një sëmundje, shkruan Periskopi.
Astrit Begolli prindi Andi Begollit, për të cilin tash e disa ditë po kërkon ndihmë për shërim në rrjete sociale është kërcënuar nga një numër në “Whatsapp”, i cili e mashtroi se do t’i dërgonte 15 mijë euro ndihmë për djalin e tij.
Shumë kjo me të cilën Begolli do të mbulonte shpenzimet e shërimit për të birin.
Personi në fjalë ka kërkuar nga Begolli që ta fshijë postimin në të cilin ka kërkuar ndihmë për djalin e tij.
Tutje ai ka vazhduar me ofendime e kërcënime ndaj prindit, pasi ky i fundit e kishte kuptuar se ishte mashtrim.
Postimi: KËTU



