Helmohen lojtarët e skuadrës gjermane, pas ngrënies së donerëve

Helmohen lojtarët e skuadrës gjermane, pas ngrënies së donerëve

Borussia Dortmund mund të ketë disa mungesa në fundjavë – kjo e gjitha për arsye të helmimit nga donerët.

Ekipi gjerman është stërvitur në Marbella të Spanjës, por disa lojtarë janë përballur me dhimbje të stomakut pasi kishin ngrënë doner.

Ish-lojtari i Chelseat, Andre Schurrle është një nga lojtarët e sëmurë. Atij iu bashkuan edhe Roman Bürki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Christian Pulisic, Ömer Toprak, Jacob Bruun Larsen, Sahin dhe Dominik Reimann.

Gazeta gjermane ‘Bild’ raportohet se edhe pse Dortmundi nuk i kishte në dispozicion nëntë lojtarë, ia arriti të fitoj kundër skuadrës belge Zulte Waregem.

Megjithatë, të gjithë nëntë lojtarë priten që të rikthehen në sfidën e Dortmundit në fundjave kundër Wolfsburgit. /Periskopi

Shpërndaje në: