Hendikep i madh për Barcelonën, i mungon lojtari kryesor në ndeshjen e kthimit me Realin (Foto)
Barcelona do të ketë një mungesë të rëndësishme për ndeshjen e sotme.
Katalanasit nuk do të mund të llogarisin në kapitenin e tyre, Andres Iniesta për ndeshjen e kthimit të Super Kupës së Spanjës ndaj Real Madridit, transmeton KosovaPress.
Iniesta ka pësuar një lëndim muskulor dhe ka munguar në stërvitjen e djeshme të skuadrës, kurse në vendin e tij, trajneri Ernesto Valverde pritet të inkuadrojë njërin në mes të Sergi Robertos ose Andre Gomes.
Barça ka humbur ndeshjen e parë në Camp Nou me rezultat 1:3. /KosovaPress/




