Henry Cavill do ta luajë Sherlock Holmesin në filmin për Enola Holmes
Aktori i Supermanit, Henry Cavill, do ta luajë një tjetër hero të komplikuar imagjinar pasi që pranoi ta portretizojë Sherlock Holmesin në adaptimin e filmit të ardhshëm të Nancy Springer, “Enola Holmes Mysteries”.
Millie Bobby Brown është bashkuar për ta luajtur karakterin titullar, ndërsa Helena Bonham Carter do ta luajë nënën e saj në film, i cili do të bëhet me regji të Harry Bradbeer.
Seria me gjashtë libra e Springerit, e lansuar në vitin 2006, i radhit aventurat e motrës shumë më të re të Sherlock Holmes, Enola, derisa ajo heton misteret, shkruan KOHA Ditore.
Cavill do t’i bashkohet një liste të gjatë aktorësh që e kanë luajtur detektivin e dashur të Arthur Conan Doyle në ekranin e madh – ku përfshihen Michael Caine, Basil Rathbone dhe Robert Downey, Jr.



