Henry motivon Arsenalin pas shortit në Ligën e Kampionëve
Ai thotë se ish-skuadra e tij duhet të fitojë kundër skuadrave të mëdha nëse dëshiron të arrijë lartë në këtë kompeticion.
Ai kujton edhe kohën kur Arsenali e kishte eliminuar Real Madridin më 2006.
“Nëse dëshiron ta fitosh duhet të luash kundër ekipeve të mëdha”, ka thënë Henry për përballjen Arsenal-Bayern Munich.
“Kisha një ndjenjë që do takoheshin me Realin apo Bayernin, ishte e shkruar të ndodhte. Mbaj mend vitin kur luajtëm ndaj Real Madridit në rrugën për finale dhe njerëzit thanë se kishte përfunduar çdo gjë për Arsenalin”.
“Për të fituar duhet të luash ndaj Bayernit, Barcelonas apo Real Madridit. Kështu që pse jo?”, shtoi legjenda franceze. /Periskopi.com



