Henry refuzon Aston Villan, lë vendin për legjendën tjetër
Thierry Henry ka refuzuar mundësinë që të menaxhojë Aston Villan pasi me gjasë duket se do rikthehet tek ekipi i Monacos.
Aston Villa tani është duke punuar për gjetjen e një trajneri, duke përfshirë Rui Farian dhe John Terryn, i cili e ka besimin e drejtuesve pasi luajti sezonin e kalur tek ekipi që garon në Championship, përcjell Periskopi.

Faria është gjithashtu një konkurrent i fortë pas largimit si asistent i Jose Mourinhos në Manchester United gjatë verës për të ndjekur një karrierë si trajner i parë.
Ndërkohë ylli francez është pranë kalimit te Monaco, me ekipin që është në krizë të thellë të rezultateve./Periskoi/



