Heqja e flamujve serb në Graçanicë, Dardan Islami qeverisë: Ky është një provokim tejet i rrezikshëm elektoral
Institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në komunën e Graçanica, ku janë larguar flamuj të Serbisë që ishin vendosur në hapësira publike pa bazë ligjore.
Sipas autoriteteve, ky veprim është realizuar në koordinim me institucionet përgjegjëse për rendin dhe administrimin komunal, me qëllim zbatimin e ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore në territorin e Kosovës.
Pas këtij zhvillimi ka reaguar përmes një postimi në Facebook Dardan Islami, i cili e ka kritikuar ashpër vendimin.
“Flamuri serb nuk eshte ilegal, ilegal eshte provokimi qe i behet serbeve te Kosoves! Flamuri kombtare shqiptare valon gjithandej Kosoves, pse serbet nuk paskan te drejte te valojne flamurin e tyre ne Graqanice?
Ky eshte nje provokim tejet i rrezikshem elektoral i kesaj qeverie qe po fundoset me defa e me muzike”.



