Heroi i Erdoganit në futboll kërkohet nga e gjithë Evropa

Heroi i Erdoganit në futboll kërkohet nga e gjithë Evropa

Nga një i panjohur, në shpëtues të Romës. Nga yll i së ardhmes në hero kombëtar. Turku Cengiz Under tashmë ka marrë një rol të rëndësishëm në kombëtaren Turke dhe në ekipin e tij, shkruan Periskopi.

Aktualisht, ai shihet si lojtari kryesor që mund ta nxjerrë Romën nga telashet, bashkë me boshnjakun me përvojë Edin Dzeko.

Por, ndërsa karriera e Dzekos ka shkuar për lesh, sepse ai është bërë 30 e kusur vjeçar, ajo e Underit sapo ka nisur.

Ai është vetëm 21 vjeçar, dhe po kërkohet nga të gjitha top-klubet evropiane, përfshirë Real Madridin dhe Bayern Munchenin. Deri tash, në 31 ndeshje në Serie A ka shënuar 8 gola ndërkohë që për Turqinë në 10 ndeshje ka arritur t’i shënojë katër gola.

Under kishte marrë mbështetje të madhe nga qeveria turke dhe presidenti Erdogan pasi që pas dy golave të shënuara për Romën ndaj Beneventos kishte bërë përshëndetje ushtarake turke – duke treguar orientimin e tij politik.

Përshëndetja ishte parë edhe si mbështetje për ofanzivën turke kundër enklavës kurde në veri të Sirisë.

Një ditë pas kësaj, ministri i Sportit dhe Rinisë, Osman Askin Bak kishte shkruar në Twitter: “Nuk ka nevojë për shpjegim” me një foto të Underit me atë përshëndetje. /Periskopi

Shpërndaje në: