Heroi i Kombëtares shqiptare mbron Ronaldon
Armando Sadiku ka mbrojtur yllin portugez Cristiano Ronaldo
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i ka dalë në mbrojtje yllin të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, i cili po kritikohet për penaltinë e humbur ndaj Austrisë.
Sadiku thotë se e ka idol Ronaldon dhe se paraqitja e tij nuk duhet të vlerësohet vetëm në një ndeshje.
Sipas Sadikut, Ronaldo është i lodhur dhe nuk mund të bëjë paraqitje të mira në Euro 2016, por kjo nuk e mohon faktin se ai është më i miri në botë.
“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ai është idoli im. Në rregull, nuk ishte aq i mirë në ndeshjen e së shtunës, por mendoj se është paksa i lodhur, Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, ka luajtur 50 ndeshje, por ai është lojtari më i mirë në botë”, është shprehur Sadiku, raporton Goal.
Armando Sadiku ishte heroi i Shqipërisë mbrëmë, duke shënuar golin e vetëm për Kombëtaren shqiptare, në përballjen me Rumaninë.



