Heroi i Realit nuk e ‘feston’ titullin i jep ultimatum Realit: Dua të luaj më shumë ose ndryshe largohem (Video)

Heroi i Realit nuk e ‘feston’ titullin i jep ultimatum Realit: Dua të luaj më shumë ose ndryshe largohem (Video)

Gareth Bale si duket nuk po e shijon titullin me Real Madridin, por qysh tani mendon për të ardhmen e tij

Real Madrid u shpall kampion në Champions League për herë të tretë me radhë, me Bale që ishte heroi i ‘Los Blancos’, shkruan Periskopi.

Bale pas ndeshjes ka shfaqur frustrimin e tij se pse nuk ka luajtur më shumë këtë edicion dhe nuk e ka shijuar aq sa duhet triumfin e sontë,.

“Unë dua të luajë çdo javë, dhe kjo nuk ka ndodhur këtë sezon,” ka thënë uellsiani pas ndeshjes.

“E kisha një lëndim për pesë apo gjashtë javë, por kam qenë më pas mirë. Do të ulem me agjentin tim dhe do të diskutoj për të ardhmen,”

Ndryshe, Bale u shpall lojtari i ndeshjes sonte. /Periskopi/

Shpërndaje në: