Heroi i Romës: Kush është Barcelona? E merituam gjysmëfinalen (Video)
Kostas Manolas shënoi golin e tretë të Romës që në fund doli të jetë i kualifikimit
Roma e mposhti me rezultat 3:0 Barcelonën në ‘Olimpico’ dhe kaloi në gjysmëfinale të Champions League, ndërsa pas ndeshjes ka folur heroi i këtij takimi, Kostas Manolas.
“Erdhëm nga tre rezultate negative, kishim shum stres, por sot besuam tek vetja,” ka thënë mbrojtësi i Romës.
“Dhamë çdo gjë në fushë, dhe sot pamë se nëse kemi tifozët tanë në krah, askush nuk mund të ma ndalë. Nëse tifozët vijnë në stadium mund të bëhemi skuadra më e fortë në Itali.
“E meritojmë të jemi këtu. E përgëzoj të gjithë skuadrën, dhe shpresoj që tifozët të jenë gjithmonë krah nesh.” /Periskopi/



