Heshtja e qeverisë për çmimet e naftës, Ymeri: Këto çmime u përshaten, sepse po i marrin 62 cent për litër
Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar për çmimet e larta të naftës që kanë kapluar vendin dhe mosveprimin e qeverisë.
Ajo tha se qeverisë po i përshtaten këto çmime ngase po arkëtojnë 62 cent për litër përmes TVSh-së dhe akcizës.
“Kur dalin në fund me qêndrime se janë rrit të hyrat, jo se jemi zhvillu, po kemi pagu më shtrenjtë e për këtë ka përfitu Qeveria.”
Postimi i Ymerit:
Cila është arsyeja që nuk tregohet se pse nuk është opsion sipas qeverisë heqja e akcizës e TVSh se.
Sa më i lartë cmimi i produktit aq më e lartë vlera e TVSh se që e merr shteti në Doganë.
Shembull, marrim litrin e naftës 1 Euro/litri, 36 cent akciza edhe 10 cent transport, shtohen:
(1 Euro + 36 cent + 10cent) x 18% = 26 cent
Ketu shteti i merr 62 cent nga akciza dhe Tvsh ja ( 36+26).
Po nëse bëhet litri 2 Euro
(2 Euro + 36 cent + 10cent) x18%= 44 cent
Shteti i merr për të njejtën sasi, nëse çmimi i transportit nuk ndryshon, 80 cent nga akciza dhe Tvsh-ja (44+36).
Gati 2fish më shumë.
Çmimet janë shembull por në realitet është e njejta logjikë pa marr asnji shpenzim shtesë.
A e kuptoni të nderuar si edhe pse çmimet e larta edhe importi i përshtaten qeverisë VV?
Kur dalin në fund me qêndrime se janë rrit të hyrat, jo se jemi zhvillu, po kemi pagu më shtrenjtë e për këtë ka përfitu Qeveria.



