Heshtje në Old Trafford, triumfon Juventusi (Video)
Juventusi ka marrë tre pikë të arta në vizitën e vështirë në Old Trafford, duke e mposhtur me rezultat minimal Manchester United.
Goli i Paulo Dybalas në minutën e 17′ vendosi fatin e ndeshjes.
Pjesa e parë i takoi mysafirëve, që falë De Geas nuk arritën të dyfishonin epërsinë.
Në anën tjetër, Manchester United deri në fund sulmoi me të gjitha forcat por pa rezultat.
Kjo fitore e mban lider të grupit Juventusit me pikë të plota, teksa ‘Djajtë e Kuq’ kanë 4 pikë.
Ndeshja e ardhshme luhet mes këtyre dy ekipeve pas dy javëve në Juventus Stadium./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=u7Ng_njKCi8



