Hetemaj shumë afër transferimit te gjigandi italian
Emri i Përparim Hetemajt është kthyer në pistën e klubit nga kryeqyteti italian zbulon TuttoMercatoWeb.
Roma do të përpiqet edhe një herë në qershor pasi dëshiron me çdo kusht mesfushorin shqiptar me prejardhje nga Skenderaj i Kosovës.
30-vjeçari vazhdon me paraqitje te Chievo dhe Giallorossët janë të mahnitur nga lëvizjet e tij në fushë.
Kartoni i Hetemajt kushton rreth pesë milionë euro.



